Pallati 48 katësh shkrumbohet nga flakët, banorët bërtasin të tmerruar

schedule03:50 - 6 Maj, 2020

schedule 03:50 - 6 Maj, 2020

Një zjarr masiv ka përshkruar një ndërtesë 48 katëshe, në Sharjah të Arabisë Saudite. Në videon e publikuar shikohet ndërtesa teksa shkrumbohet nga flakët, si edhe njerëzit që bërtasin të tmerruar.

Ende nuk dihet se sa persona kishte brenda në ndërtesë, në kohën që ndodhi ngjarja. Gjithashtu nuk ka një version të saktë se çfarë i ka shkaktuar flakët.

Sakaq, zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë evakuuar banorët, sepse edhe ndërtesat përreth rrezikojnë të përfshihen nga flakët.