Legalizimi i pallateve të braktisura nuk do të preket nga vendimi i qeverisë për sekuestrimin e kateve pa leje.
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame nga Vlora ka sqaruar se vendimi i qeverisë ka si synim të ndëshkojë ndërtuesit dhe jo qytetarët që kanë blerë apartamentet. Lamë i bëri apel qytetarëve që të bëhen bashke dhe të aplikojnë në Agjencinë e Kadastrës për legalizim e më pas për certifikatën e pronësisë.
Në Vlorë Pallati ku u dhanë Vendimet e Legalizimeve është ndërtuar në vitin 2007 dhe ka 35 njësi banimi dhe shërbimi. pas 30 ditëve qytetarët duhet të aplikojnë në e-Albania për tu pajisur me certifikatë pronësie.
Qytetet që e kanë më të theksuar këtë problematike janë Tirana, Durrësi, Vlora dhe Saranda. /abcnews.al/