“Palët duhet të bien dakord”/ Vota e diasporës, Kume: Propozimi i Celibashit, zgjidhje teknikisht e arritur

schedule13:55 - 23 Maj, 2024

schedule 13:55 - 23 Maj, 2024

Ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume thotë se palët politike duhet të bien dakord për votën e diasporës.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kume u shpreh se propozimi i Kryekomisionierit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për një variant të votimit elektronik, është teknikisht e arritur.

“Ka një pikë tjetër që mund të ndajë palët. Ajo çka komisioneri ka prezantuar, është vetëm zgjidhje teknike të problemit të votimit nga jashtë territorit të vendit, pa interferuar në atë që duhet të realizohet me vullnet politik të palëve. Shumë e rëndësishme është fakti se nëse do të mbetet si kërkesë, detyrimi që shtetasit që banojnë jashtë territorit të vendit, përpara se të realizojë këtë të drejtë, duhet patjetër të ketë të regjistruar adresën e tij. Është e përcaktuar si e tillë që në vitin 2016 , deri më sot janë 14 mijë shtetas që e kanë realizuar këtë gjë. Ajo çka propozuar zoti Celibashi, thotë; shtetasi që do ta realizojë këtë, të parin informacion që duhet të jetë, është emri, mbriemri, karta e identitetit, dhe adresa ku ai ndodhet. I gjithë ky informacion do të kontrollohet. Partitë politike nuk do të bien dakord, ose votohet realisht, ose do të bëhet sikur votohet realisht.

Deklaratat e dy përfaqësuesve, të mazhorancës dhe opozitës, mazhoranca i qëndron asaj zgjedhjeje që është e fiksuar në Kodin Zgjedhor, ndërsa Bylykbashi tha se kështu siç porpozohet, krijohet mundësia që të votojnë të gjithë. Kjo e dyta, nëse bëhet një gjë e tillë, problemi lehtësohet më tepër, nuk ka nevojë për adresë. Kush e lexon propozimin e Celibashit, është një zgjidhje teknikisht e arritur. Edhe unë që jam në Shqipëri, mund të votoj. Me këto zhvillime që ka teknologjia e informacionit sot, mundësia për të pasur një proces të besueshëm, janë më të mëdha se në vitet e kaluara. Që të mund të realizohet, duhet të bien dakord palët me kushtin që t’i besojnë kësaj mënyre. Nëse pohojmë që do të bëhet, e kemi kapërcyer fazën e asaj që besojmë apo jo. Unë pres që nuk do të votohet jashtë vendit, do e ketë një numër të kufizuar shqiptarësh”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!