Palestinezët rrëfejnë tmerrin e bombardimeve: Gjithçka është horror, raketat dhe avionët janë sipër nesh

schedule15:26 - 14 Maj, 2021

schedule 15:26 - 14 Maj, 2021

Palestinezët në Gazan veriore po kërkojnë strehim pasi kanë ikur nga banesat e tyre për shkak të bombardimeve nga Izraeli. Disa u strehuan në një shkollë të drejtuar nga OKB në Gaza.

“Nata ishte shumë e vështirë për shkak të raketave, sulmeve ajrore dhe shkatërrimit të shtëpive,” i tha Kamal al-Haddad agjencisë së lajmeve AFP.”Fëmijët kanë frikë dhe ne kemi frikë për fëmijët,” shton ai.

Djali i Ahmad Abu Asal është i sëmurë: “Granatimet ishin të rastësishme dhe nuk mund të lëviznim”.

Salwa al-Attar i tha AFP-së se ndihej e bllokuar si në një film horror: “Ne u ndjemë sikur ishim në një film horror, por ishte më keq se një film horror. Një shkëndijë hyri në shtëpi dhe zjarri u përhap kudo. Mund të mos dilnim jashtë dhe në atë moment përqafova fëmijët e mi.

“Kishte bombardime kudo; kur lëvizëm, pati një goditje, dhe avionët ishin sipër nesh, dhe tanket dhe marina po bombardonin dhe ne nuk mund të lëviznim. Fëmijët, gratë dhe burrat bërtisnin. Unë kurrë nuk kam parë asgjë më keq se kjo në jetën time”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!