Izraeli goditi disa lokacione në të gjithë Gazën të martën, ndërsa banorët vazhduan të kërkonin për të mbijetuar pas një nate intensive bombardimesh.
Në veri, dy sulme goditën pranë spitalit Al Wafa’a në qytetin e Gazës, shkruan CNN. Disa persona të plagosur janë parë duke u dërguar në spital.
“Spitali Al Wafa’a nuk mori asnjë paralajmërim paraprak për sulmin nga forcat izraelite,” tha kreu i spitalit Fouad Najm.
Në Gazën jugore, disa sulme goditën Khan Younis, sipas një gazetari të CNN. Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se një shtëpi “e populluar” në lagjen Al-Amal në Khan Yunis ishte në shënjestër./abcnews.al