Presidenti palestinez Mahmoud Abbas njoftoi sot se do të shpallë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, për herë të parë në 15 vjet, mes një afrimi midis lëvizjeve rivale Fatah dhe Hamas në një përpjekje për të mbyllur konfliktet me vite në tokën palestineze.
Vendimi shihet si përgjigje e Abbas ndaj kritikave. Vendimi u mor gjithashtu vetëm disa ditë para betimit të Joe Biden, me të cilin palestinezët shpresojnë të kenjë një fillim të ri në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara, të cilat ishin praktikisht inekzistente gjatë presidencës së Donald Trump.
Sipas një dekreti të lëshuar nga zyra e Abbas, Autoriteti Palestinez po bën thirrje për zgjedhje parlamentare në 22 maj dhe zgjedhje presidenciale në 31 korrik. Zgjedhjet do të mbahen më 31 gusht për të zgjedhur anëtarët e Këshillit Kombëtar Palestinez, parlamentin e mërguar dhe Organizatën për Çlirimin e Palestinës.
Zgjedhjet e fundit presidenciale u zhvilluan në janar të vitit 2005 dhe zgjedhjet parlamentare një vit më vonë, në janar 2006.
Këtë vendime e mirëpriti, Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës. “Ne kemi punuar në muajt e fundit për të hequr të gjitha pengesat për të arritur këtë ditë,”u tha në një deklaratë.
Në shtator të vitit 2020, Fatah dhe Hamas ranë dakord të zhvillonin zgjedhje “brenda gjashtë muajve” si pjesë e një dialogu të nisur me qëllim bashkimin e forcave për të kundërshtuar normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me vendet arabe. g.v/abcnews.al