Pakujdesi apo e qëllimshme? “Gabimi” i J.LO në sfilatën e Dolce & Gabbanas bëhet viral

schedule15:36 - 31 Gusht, 2021

schedule 15:36 - 31 Gusht, 2021

Jennifer Lopez ishte e pranishme në sfilatën e Dolce & Gabbana-s për prezantimin e koleksionit të ri në fundjavë. Eventi i shtëpisë së modës, i mbajtur në Venecia, mblodhi mjaft emra të njohur por padyshim ishte diva e muzikës që shkëlqeu si një mbretëreshë e vërtetë.

Jennifer Lopez - J-Lo's Most Stylish Looks

Diva e muzikës kishte veshur pantallona të zeza barok me lule, një crop top me kristale dhe një pelerinë mëndafshi të gjelbër. Ajo e kishte kompletuar veshjen me një kurorë dhe çantën nga D&G, stiluar nga Mariel Haenn dhe Rob Zangardi.

Jennifer Lopez

Por përveç pamjes mbresëlënëse, një detaj tjetër që u vu re ishte etiketa në veshjen e këngëtares. Megjithatë, disa mendojnë se ishte një pakujdesi dhe shumë të tjerë e kanë konsideruar të qëllimshme. Por për një personazh si Lopez vështirë të besohet se e ka bërë këtë gjest për të tërhequr vëmendje.

Jennifer Lopez has awkward Fashion Faux Pas | List23: Latest U.S. News & Breaking World News

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!