Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Pakoja ka mbërritur në magazinë… konfirmoni adresën tuaj’/ Mesazhet mashtruese online vjedhin të dhënat

schedule12:16 - 4 Qershor, 2025

schedule 12:16 - 4 Qershor, 2025

Mesazhet mashtruese online janë bërë një kërcënim real për të dhënat tuaja nëse zbatoni udhëzimet të cilat janë të afishuara.

Së fundmi, një mesazh i tillë po qarkullon nën emrin e ‘Postës Shqiptare’ e cila kërkon plotësimin e një linku i cili rrezikon konfidencialitetin e të dhënave tuaja.

“Paketa juaj ka mbërritur në magazinën tonë lokale, por nuk është dorëzuar për shkak të një adrese të gabuar të dorëzimit ose informacionit të paplotë. Ju lutemi konfirmoni adresën tuaj të saktë nëpërmjet lidhjes më poshtë, përndryshe paketa do të kthehet pas 24 orësh.



https://al-posta.cfd/c

(Përgjigjuni Y dhe rihapni lidhjen e aktivizimit me SMS ose kopjoni lidhjen dhe hapeni atë në një shfletues)

Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për ndihmë, ju lutemi na kontaktoni.

Posta e Shqipërisë”   

Ekspertët sugjerojnë që këto mesazhe që dërgohen në telefonat e qytetarëve njihet ndryshe si “Phishing” dhe përmes tyre synohen vjedhja e të dhënave të përdoruesve.  Në të tilla situata qytetarët  duhet të bëjnë kujdes të mos klikojnë linqe të tilla, por t’i raportojnë ato pranë autoriteteve përkatëse.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!