Disa persona shfaqën probleme me shëndetin, pasi hapën një pako të dyshimtë të dërguar në bazën e operacioneve të Air Force One.
Një zëdhënës i Bazës së Përbashkët Andreës në Maryland, pranë kryeqytetit amerikan, Ëashington, tha se ndërtesa ku u hap pakoja u evakuua dhe ata që u sëmurën u gjetën në një gjendje të qëndrueshme nga stafi mjekësor.
“Ekipet e ndihmës së shpejtë u dërguan në vendngjarje, të cilat përcaktuan se nuk kishte kërcënime të menjëhershme dhe operacionet normale kanë rinisur. Një hetim është duke vazhduar aktualisht”, thuhej në një deklaratë.
Sipas CNN, paketa përmbante një pluhur të bardhë të paidentifikuar, por testet fillestare nuk zbuluan asgjë të rrezikshme.
Veç pluhurit të bardhë, hetuesit gjetën gjithashtu një mesazh politik përmbajtja e të cilit nuk dihet.
Aktualisht hetuesit po punojnë për të zbuluar kush e dërgoi pakon dhe nëse ajo i ishte drejtuar një personi specifikisht, apo ishte ndonjë formë kërcënimi.
Baza ajrore mban avionin e presidentit amerikan Air Force One dhe është vendi ku presidenti zakonisht niset në udhëtime.
Incidenti ngre shqetësime në lidhje me sigurinë dhe kërcënimet e mundshme në bazat ushtarake.
Edhe pse nuk u konfirmua zyrtarisht asnjë kërcënim i menjëhershëm nga pakoja, prania e pluhurit të bardhë dhe evakuimi tregojnë se autoritetet po e trajtojnë ngjarjen seriozisht.

