Pakistani pretendon se ka rrëzuar 12 dronë indianë

schedule14:53 - 8 Maj, 2025

schedule 14:53 - 8 Maj, 2025

Pakistani tha se rrëzoi 12 dronë indianë në të gjithë vendin gjatë natës nga e mërkura në të enjte, pas asaj që e quajti një “provokim serioz” nga New Delhi që plagosi katër ushtarë dhe vrau një civil.

“India ka ndërmarrë një tjetër akt agresioni të hapur ushtarak kundër Pakistanit”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit, gjenerallejtënant Ahmed Sharif Chaudhry, në një konferencë.

Chaudhry tha se forcat e sigurisë së Pakistanit “deri më tani kanë neutralizuar 12 dronë Harop në vende të ndryshme”.

Dronët Harop janë armë me rreze të gjatë veprimi – në fakt një bombë fluturuese e drejtuar nga një operator – që prodhohet nga Israel Aerospace Industries, një prodhues izraelit.

Dronët u rrëzuan në të gjithë Pakistanin, nga Rawalpindi në veri – ku ndodhet selia kryesore e ushtrisë – deri në një vend pranë megaqytetit portual të Karaçit në jug, tha Chaudhry.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!