Pakistani ekstradon në Itali babanë që vrau vajzën për ‘arsye nderi’

schedule20:09 - 31 Gusht, 2023

schedule 20:09 - 31 Gusht, 2023

Një person i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 18-vjeçare për “arsye nderi” është ekstraduar nga Pakistani në Itali për t’u përballur me gjyqin në vendin ku u krye krimi.

Shabar Abbas u arrestua nëntorin e kaluar në fshatin e tij në Pakistanin lindor, me dyshimin për vrasjen e vajzës së tij, Shaman Abbas. 18-vjeçarja u zhduk në prill 2018 pasi refuzoi të udhëtonte në Pakistan për t’u martuar me burrin e zgjedhur nga familja e saj.

“Ne kemi ndërmarrë një hap që drejtësia të marrë rrugën e saj pas një krimi të tmerrshëm”, tha ministri i Drejtësisë Carlo Nodio, duke shtuar se i dyshuari ishte rrugës për në Itali.

Rreth një vit pas zhdukjes së Shamanit, mbetjet njerëzore u gjetën pranë shtëpisë së familjes në qytetin verior italian të Novelara. Të dhënat dentare treguan se i përkisnin 18-vjeçares.

Prokurorët besojnë se familja u tërbua kur zbuluan se Shaman kishte një të dashur në Itali. Ata gjithashtu besojnë se ajo u vra kur u kthye në shtëpi për të mbledhur disa dokumente, pasi kishte jetuar për një kohë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Babai mohon që vajza e tij ka vdekur. Edhe xhaxhai i saj u ekstradua nga Franca në Itali për të dalë në gjyq për krimin, së bashku me dy kushërinjtë e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!