Pakistani dhe Turqia mbajnë stërvitje të përbashkët ushtarake

schedule15:46 - 30 Janar, 2023

schedule 15:46 - 30 Janar, 2023

Pakistani dhe Turqia nisën stërvitjet e përbashkëta ushtarake në provincën pakistaneze Khyber Pakhtunkhwa. Sipas një deklarate nga ushtria pakistaneze, ceremonia e nisjes së stërvitjeve u ndoq nga zyrtarë nga të dy vendet.

“Trupat nga forca speciale turke dhe Grupi i Shërbimeve Speciale të Pakistanit (SSG) po marrin pjesë në stërvitje”, thuhet në deklaratë. Stërvitjet dyjavore “ATATURK-XII 2023” synojnë të përmirësojnë teknikat kundër terrorizmit.

Sipas deklaratës, aktiviteti do të fokusohet në pastrimin e komplekseve, pastrimin e shpellave, trajnimin me snajper, trajnimin kundër pajisjeve shpërthyese të improvizuara (IED) dhe kujdesin mjekësor luftarak. “Stërvitjet do të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit”, thekson në deklaratë.