Pakistan/ Ushtria zbarkon në rrugët e kryeqytetit, arrestohen bashkëpunëtorët e Imran Khan

schedule11:03 - 11 Maj, 2023

schedule 11:03 - 11 Maj, 2023

Qeveria pakistaneze ka dërguar ushtrinë në rrugët e kryeqytetit Islamabad dhe dy provinca, duke përfshirë Punjab, më e populluara në Pakistan për të rivendosur rendin pas protestave të dhunshme që shpërthyen pas arrestimit të ish-kryeministrit Imran Khan.

Në të njëjtën kohë, autoritetet pakistaneze arrestuan dhe ndaluan figurat kryesore të partisë së Khanit duke i akuzuar ata për orkestrimin e dhunës.

Të paktën tre zyrtarë të lartë janë arrestuar deri më tani, njëri jashtë Gjykatës së Lartë të mërkurën, dhe tjetri, Shah Mahmood Khressi, i cili ishte ministër i Jashtëm në qeverinë e Khan dhe nënkryetar i partisë së tij, sot herët në mëngjes.

Partia e ish-kryeministrit apeloi arrestimin e tij në Gjykatën e Lartë. Khan, 70 vjeç, i cili u rrëzua në prill 2022, por mbetet popullor dhe pritet të kthehet së shpejti në pushtet, u mbajt në paraburgim për tetë ditë nga një gjykatë speciale në Islamabad.

Pas muajsh trazirash, gjatë së cilës ai ka sfiduar gjithnjë e më hapur ushtrinë e plotfuqishme, ai u arrestua të martën në kryeqytet, duke iu përgjigjur një thirrjeje për t’u paraqitur në gjykatë për këtë çështje.

Arrestimi i tij ka zemëruar mbështetësit e partisë së tij, Tehreek-e-Insaf (Lëvizja e Pakistanit për Drejtësi), duke shkaktuar përleshje me forcat e sigurisë.

“Nëse ata mendojnë se arrestimi i Imran Khan do të na dekurajojë, ata gabohen shumë,” tha një nga mbështetësit e tij, Niaz Ali, në Peshaëar.

“Ne qëndrojmë pranë Imran Khan dhe do ta mbështesim atë deri në vdekje,” shtoi ai.

Protestuesit sulmuan ndërtesat e ushtrisë, plaçkitën rezidencën e një gjenerali në Lahore, Pakistani lindor dhe u vunë zjarrin ndërtesave publike në zona të tjera . Të paktën pesë persona kanë vdekur në dhunën që ka destabilizuar vendin e Azisë Jugore prej 220 milionë banorësh, i cili po lufton për të menaxhuar një krizë të rëndë ekonomike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!