Në postimin e sotëm në Twitter, Komisioni Europian njoftoi se ka nisur dërgimi i vaksinave në 27 vendet e Bashkimit Europian.
Në një video të publikuar, KE bën të nditur se dozat e vaksinave janë paketuar dhe u nisën drejt vendeve anëtare, ku edhe do të fillojnë fushatën e vaksinimit.
“Pasi paketuan me kujdes dozat e vaksinave të sapo miratuara të koronavirusit, ato u nisën për në 27 vendet e Bashkimit Evropian,” tha komisioni në një deklaratë.
“Këto vaksina së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur gjatë, më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, thuhet më tej.
After being carefully packed, batches of the newly approved #COVID19 vaccine are being dispatched to the 27 ?? countries.
These vaccines will soon be arriving at their destination to be used during the #EUVaccinationDays on 27, 28 and 29 December. pic.twitter.com/2BZCo6N7vb
— European Commission ?? (@EU_Commission) December 24, 2020
g.v/abcnews.al

