Deputeti Myslim Murrizi ka thënë nga foltorja e Kuvendit se i ka votuar 10 ligjet për Reformën në Drejtësi.
Ai është shprehur dakord për ngushtimin e hetimit për sa i përket SPAK. Sipas Murrizit, SPAK duhet të merret me politikanët që nga deputetët e deri tek kryetarët e bashkive.
“I votova pro 10 ligjet. Edhe më herët kam thënë se duhet të ngushtohet hetimi i SPAK, se nuk ka pse merret me një polic në Korçë. Shumë mirë bëtë që ja ngushtuat objektin e hetimit. Duhet të merret me këta që janë në Kuvend, me ministritë, me Presidentin me Bashkitë, me drejtoritë. Jo me administratën, as me makinën me xhama të zi. Shqiptarët presin që kjo drejtësi të verifikojë pasuritë e Kuvendit. Lundrojnë në miliona euro pasuri të paluajtshme. Me vila 2 mln euro që i shef komshi të tre partitë.”
“Mbi 35 mijë dosje flenë në Gjykatën e Lartë.”
“Do ketë prapë ndryshime të tjera. Nga shkresat që na kanë ardhur kërkohen akoma më shumë, të tjera gjëra. Është ardhja e tre shkresave të fundit, ku vettinguesit na kërkojnë që të përfshihej në ligj se këta që pasi të mbaronin. Kërkonin që pas këtij mandati të ishin gjyqtarë apeli apo të gjyqësorit. Është haptaz në konflikt interesi. Ftoj SPAK që të seleksionojë dosjet dhe të merret me tenderat e bujshëm. Se po i shohim në listat për deputet.” ka thënë Murrizi. E.L/abcnews.al/