Analisti Plator Nesturi u shpreh se në fokus të qeverisë Rama është integrimi në Bashkimin Europian.
Gjatë një interviste në “NewsLine” në ABC News, analisti Plator Nesturi komentoi edhe takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, zhvilluar këtë të premte.
Ai tha se pushteti vendor është një hallkë shumë e rëndësishme. Ndërsa shtoi se mazhoranca gjithashtu është e angazhuar dhe se po punon tashmë për mandatin e ardhshëm.
“Situata është më komplekse se vetëm çështja e integrimit. Pesha e 4 mandateve fillon e rëndon dhe në këtë kuadër kërkohet një shkundje e të gjitha strukturave q të jenë më energjike, më të angazhuara, parë kjo edhe në kuadrin e betejave politike të ditës të jetë e tillë që Shqipëria të jetë e pandikuar nga elementë të tjerë apo beteja parlamentare që shpesh frymëzohen edhe nga ana e opozitës. Pra kërkohet që të ketë njëlloj energjizimi që vlen më shumë. Pushteti vendor është një hallkë me rëndësi, vetë kryeministri ka mjetet e tij për ta bërë më të matshme punën në çdo ministri. Dhe pushteti vendor padyshim kërkon një bashkëpunim më të ngushtë, por më kryesorja mbetet komunikimi me qytetarët. Pra edhe pushteti vendor duhet të jetë pjesë e çështjeve të integrimit pasi ka kapituj të ndryshëm që kanë të bëjnë me punën në terren dhe këto janë edhe objektiva politike duke marrë parasysh që vitin tjetër kemi edhe zgjedhjet vendore”, tha ndër të tjera ai, duke shtuar: “Ne kemi projekte dhe ajo që ka zënë më shumë vend është ajo e paketës së maleve, dhe se kjo do të sjellë edhe një zhvillim për vendin. Por ato që kanë përfituar më shumë janë bashkitë bregdetare dhe ndaj ka shumë rëndësi në mënyrën se bashkitë e tjera do t’i përgjigjen ritmeve të reja. E parë kjo edhe me mënyrën se di do të vijojë edhe reforma territoriale, mendoj se duhet të ketë një produktivitet që synon te ardhmëria”.
/abcnews.al/


