“Paketa e rezistencës, si puna e asaj që sa e vë në prizë dhe digjet”, vijojnë protestat para kryeministrisë

schedule17:36 - 14 Mars, 2022

schedule 17:36 - 14 Mars, 2022

Qytetarët e Tiranës janë mbledhur sërish para kryeministrisë për ditën e 6 radhazi, ku kërkojnë uljen e çmimit të karburanteve dhe produkteve ushqimore.

Aktivisti Mirgen Qiraxhi deklaroi para qytetarëve se protesta nuk duhet të ndalet pa fituar dinjitetin.

Sa i përket paketës sociale të qeverisë, ai tha është si puna e rezistencës që digjet sa e vë në prizë.

‘Paketa e rezistencës së këtij kryeministrit është si ato rezistencat që digjen sa vihen në prizë. Qytete me radhë janë të gjitha në protestë, kryeministrin e latë pa pushime e kuptoni çfarë keni bërë apo jo. Çdo ditë pasuronte të vetët, sot e shikoni të komunikojë çdo ditë me qytetarët. Kjo0 protestë është maratonë, kjo protestë është qendresë, ne nuk shkulemi pa parë çmimet të bien. Në Kosovë shqiptarët tanë atje e blejnë naftën 170 lekë, në Maqedoni 175 lekë, në Malin e Zi e blejnë 1780 lekë, vetëm shqiptarët brenda Shqipërisë e blejnë 217 lekë’, tha Qiraxhi.

E pranishme në protestë ishte dhe aktivistja Xhuliana Bakalli e cila u arrestua nga policia pak ditë më parë gjatë protestës në kryeqytet.

Duhet të jemi më shumë më shumë e më shumë. Ato ditë zoti e di çfarë kam hequr por nuk kam për tu dorëzuar’, deklaroi Bakalli. /abcnews.al/