Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka folur rreth vendimit të BE-së për miratimin e paketës së pestë të sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë se vlerëson përpjekjet e unionit, sipas The Guardian.
Megjithatë, ai u bëri thirrje fqinjëve të tij europianë që të shtojnë masat duke thënë se “kohët e vështira kërkojnë vendime të vështira”.
I appreciate the strengthening of the 5th EU sanctions package: bans on Russian coal, vessels accessing EU ports, and road transport operators. But it will take a gas/oil embargo and de-SWIFTing of all Russian banks to stop Putin. Difficult times require difficult decisions.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) April 6, 2022
“Unë vlerësoj miratimin e paketës së 5-të të sanksioneve të BE-së: ndalimin e qymyrit rus, bllokimin e anijeve në portet e BE-së dhe të operatorëve të transportit rrugor. Por nevojitet një embargo e gazit/naftës dhe përjashtimi i Rusisë nga SWIFT-it për të ndaluar Putinin.
Kohët e vështira kërkojnë vendime të vështira”, tha Kuleba.
/abcbews.al