Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paketa e Maleve, si do të ndikojë?/ Licaj: Duhet të ishte ndërmarrë më parë. Përparësi investimi për banorët e zonës dhe emigrantët

schedule21:04 - 28 Shkurt, 2025

schedule 21:04 - 28 Shkurt, 2025

Në studion e programit ‘Sheshi i Dollarit’, u diskutua lidhur me Paketën e Maleve dhe implementimin e tij.

Konsulentja e turizmit, Brunilda Licaj e komentoi këtë paketë si një nismë që duhet të ishte ndërmarrë më parë. Sipas saj, përparësi për investime kanë emigrantët që e shohin me interes vendin e tyre, si dhe banorët e zonës të cilët do të kenë lehtësi më tepër për të zhvilluar zonën e tyre.

“Paketa e Maleve është një paketë që duhej dhe më parë, përsa kohë kemi bërë kaq ndërhyrje në pjesën jugore normal që duhej.

Të mos përdoret paketa në një moment të dytë duke qenë që kanë qenë investues të vegjël që janë rritur shkallë- shkallë. Albergo Diffuso është një definicion që përmbledh disa shtëpiza akomoduese në zonat rurale. Janë dhe ambiente shtetërore, shkolla të braktisura që mund të vendosen në dispozicion për ta pasur më të lehtë.

Do të doja të insistoja që të merren parasysh kërkesat e banorëve që jetojnë aty dhe që nuk duan të braktisin territorin. Shoh që ka shumë persona që duan të qëndrojnë. Ne mund të themi malësia e jugut dhe pse jo këto zona të mos përdoren për këtë paketë, Korça, Kolonja, Skrapari etj. Paketa është një rast i mirë që të sjelli vëmendjen e emigrantëve që janë të parët që përfitojnë.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!