“Paketa antishpifje”/ Paralajmërim i fortë nga zyrtari i BE: Shqipëria rrezikon hapjen e negociatave

schedule11:42 - 18 Dhjetor, 2019

schedule11:42 - 18 Dhjetor, 2019

Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së, David Lega, ka reaguar serish sot, e mërkurë, teksa pritet qe Kuvendi i Shqipërisë ti ndezi dritën jeshile paketës ligjore antishpifje.

Në mesazhin e radhës, Lega paralajmëron se nëse administrata e kryeministrit Edi Rama kalon sot në Kuvend legjislacionin e medias, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht hapjen e negociatave.

“Grupi i PPE në Parlamentin Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet t’i përmbahet kritereve të Kopenhagës, që janë standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat.

Nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medias në Parlament në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, shkruan zyrtari i BE./abcnews.al