Paketa anti-shpifje e qeverisë, Çipa: Forca administrative që i jepet AMA-s, problem serioz

schedule18:00 - 22 Qershor, 2020

schedule 18:00 - 22 Qershor, 2020

Kryetari i Unionit të Gazetarë Shqiptarë Aleksandër Çipa në studion e “ABC News” ka folur për paketën antishpifje.

Çipa u shpreh se mbeten shqetësuese atributet që i jepen AMA-s. Sipas tij krijon një problem shumë serioz, ndërsa theksoi se problem mbetet edhe mënyra se si do të funksionojë AKEP në adresë të mediave elektronike.

“Komisioni i Venecias u ndal në atë që e konsideron frikësim të lirisë së shprehjes, duke mos pasur një diferencë shumë e madhe semantike. Forca administrative që i jepet AMA-s është shqetësuese. Përbën një problem më vetë edhe mënyra se si do të funksionojë AKEP.

Refuzimi që kanë bërë organizatat e gazetarëve, nuk ka qenë interpretim që cedonte politikisht për një palë apo target, por predispoziocion profesional për ta interpretuar këtë paketë antishpifje në funksion të raportimit të lirë.

Normativa e shpifjes, e fyerjes, cënimit, prishjes së imazhit apo lëndimit të markës së një subjekti në Shqipëri është emergjente, por këtë nismë nuk mund ta marrë në mënyrë të njëanshme shumica në qeverisje. Kjo nuk është një nismë që duhet të kryhet si e tillë për shkak të posedimit që ka në vota apo numrat në shumicë në Parlament”, theksoi ai.  

Gjatë intervistës Çipa tha se sot aktorët politikë të vendit janë posedues të konsiderueshëm të aseteve mediatike.

“Palët dhe aktorët politikë të vendit janë posedues të konsiderueshëm të infrastrukturës mediatizuese. Vetë kryeministri posedon një kanal mediatiko-viurtuar , duke u kthyer ne ushqyesin kryesor të komanduar të informacionit zyrtar dhe krijon një precedent të rrezikshëm. Ne nuk kontestojmë asetin-mediatizues që posedon kryeministri, përkundrazi. Por nëse çelni një dritare informative dhe neutralizoni të gjitha burimeve të tjera, nuk bën gjë tjetër, por krijon një monopol. Ka kritika të njëpasnjëshme në raportet periodike, që shteti shqiptar shënohet për transparencën”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se mënyra sesi negociohen dhe hartohen projektligjet në Shqipëri janë shumë të gabuara.

“Në vërtet nuk ia kemi dalë të ndërtojmë një konsensus, po kjo nuk do të thotë se nuk është momenti për ta bërë këtë gjë. Ka praktika që e rregullojnë dhe e institucionalizojnë vetë rregullimin.  Nuk ka sesi AMA si një ent rregullator publik të burojë prej një ndërgjegje Kur të vijë rotacioni në sërish do të kemi të njëjtin problem. Sot ekzistojnë kapacitete profesionale. Organizata e gazetarëve nuk kanë konflikt interesi. Kërkojmë që kategoria e profesionistëve të përfaqësojë këtë ent rregullator”, tha Çipa.

Sakaq ai shtoi: Meta u rikthye në vlerën e protagonistit, e administroi politikisht zotësisht. Në kushtet  e një konteksti të disbalancës politike ai pati të drejtë. Krijoi një lloj stepje për shumicën uzurpuese që u duk qartazi nga mazhoranca. Ende nuk besoj që Presidenti e ka fituar institucionalisht dhe juridikisht betejën. Por në kuptimin moral, po

Ne kemi një shoqëri të maturuar, por nuk kemi një politikë të maturuar u shpreh Çipa duke shtuar se Reforma Zgjedhore nuk ka vlerat e një reforme të vërtetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!