Paketa anti-krizë, Gjokutaj: Duhet të ketë një përllogaritje më të mirë të minimumit jetik

schedule13:11 - 28 Shtator, 2022

schedule 13:11 - 28 Shtator, 2022

Paketa anti-krizë, është kritikuar nga shumë ekspertë të ekonomisë për faktin që nuk plotëson nevojat bazë. Sipas ekspertit të ekonomisë, Eduart Gjokutaj i ftuar në studion e ABC Live me Sibora Bitri, pamjaftueshmëria vjen si pasojë e mungesave në buxhet. Sipas tij ‘nisur nga kushtet që buxheti ynë është i zbrazur duke paguar shumë fatura kryesisht në fushën e infrastrukturës’.

Për këtë arsye duhet një qasje e re ndaj buxhetit, për pensionet dhe për përkrahjen sociale në mënyrë që ti jepet një frymëmarrje ekonomisë.

 “Politikat e buxhetit të kishte një emërtim, me prodhime të caktuara, jo me të gjithë prodhimin, për politikat sociale, ku janë në varg politikash, për tu zhvilluar një vend, duhet të investosh te edukimi dhe te arsimi, politikë nxitëse rregullatore, për lehtësimin e kostove të biznesit, dhe një paketë fiskale që të jetë plotësuese e të gjithë këtyre’. Sipas tij duhet të ketë rritje të pagës minimale, sepse do të shtohet edhe problematika e çmimit të energjisë elektrike, ndërkohë që ndoshta mund të ketë dhe shkurtime”, tha  Eduart Gjikutaj. /abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!