Paketa anti-koronavirus: Italia pritet të miratojë dekretin për ndihma sociale për të gjithas shtresat e prekura

schedule20:10 - 15 Mars, 2020

schedule 20:10 - 15 Mars, 2020

Italia, vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë, pritet të miratojë draftin për Paketën anti-koronavirus. Ky draft pritet t’i kalojë Këshillit të Ministrave, të dielën mbrëma.

Drafti parashikon ndihma për shëndetin, familjet, bizneset dhe punëtorët që janë vetëkarantinuar këto ditë, ndihma specifike për turizmin, si dhe prodhimin e maskave italiane.

Qeveria e vendit ka njoftuar:

“Drafti i ri i dekretit anti-koronavirus përbëhet nga 113 artikuj, një dekret që mund të përcaktohet ndryshe edhe si ‘kursim ekonomie’ dhe që ka marrë konturet e një manovre ekonomike emergjente me ndërhyrje me ‘mbi 20 miliardë euro’”.

Dekreti ndan 1.15 miliardë euro për të financuar nevoja standarde shëndetësore kombëtare dhe 1.5 miliardë euro në Fondin për urgjencat kombëtare të ngritura pranë Mbrojtjes Civile.

Paketa parashikon gjithashtu kompensimin e punonjësve me gjysmën e pagës. Kjo vlen edhe për të vetëpunësuarit, të cilët tashmë qëndrojnë në shtëpi me fëmijët pas mbylljes së shkollave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!