“Paketa Anti KÇK”, Sula: Kriminelët që kanë fshehur pasurinë kanë lidhje me politikën

schedule14:34 - 2 Shkurt, 2020

schedule 14:34 - 2 Shkurt, 2020

I ftuar në sutdion e “ABC News”, Blendi Sula, kreu i Partisë Republikane për Tiranën sa i për ligjit anti KÇK u shpreh se nuk është e sigurt nëse ky ligj do të luftojë organizatat kriminale. Sipas tij mburoja e tyre është politika.

“Shqipëria ka nevojë për ligje, por a jemi të bindur se ligji është krijuar vetëm për ata që ka thënë zoti Rama, për të sulmuar krimin e organizuar, për shkak se mburoja e të gjithë atyre ka ardhur nga politika. Sa organizata kriminale janë kapur, të gjithë krimininelët që kanë fshehur pasurinë kanë lidhje me politikën. Kemi njerëz të dyshuar që janë të lidhur me politikën. Në kohën e qeverisjes së djathtë janë arrestuar të gjitha bandat, ndërsa sot po dalin të gjithë. Hedhja e fajit te gjyqatarët është thjesht për të larguar vëmendjen nga qeveria”, u shpreh Sula.

Sa i përket marrëveshjes mes PS dhe PD kreu i Partisë Republikane për Tiranën u shpreh tryeza ishte për zgjidhjen e ngërçit: “Kur tingëllon fjala marrëveshje duket sikur është bërë një Pazar”, u shpreh ai.

“Tryeza është për të vendosur disa hapa loje. Kemi parë disa probleme që janë të qarta. Kishim kriminelë që u futën në parlament dhe u detyruam të bënin një ligj dekrimanalizimi. Çfarë do të bëhët me vjedhjen e votave? A kemi një sistem zgjedhor që i përfaqëson  denjësisht qytetarët shqiptarë? Politikani bën të gjithë diturin, duhen dëgjuar që të gjithë. Kodi i fundit zgjedhor u bë një kohë shumë të shkurtër dhe kjo solli shumë pasoja. Opozita është vetëm një, ne ulemi në tryezë për ti dhënë një zgjidhje ngërçit politik”, deklaroi ai.

Më tej Sula theksoi se janë përmbushur disa pika për të krijur zgjedhjet e parakohshme.

“Me krijimin e reformës zgjedhore opozita duhet të kërkojë zgjedhje të prakohshme për ti dhënë shqiptarëve një qeveri e cila i përfaqëson”, tha Sula.

Faktori ndërkombëtar sipas tij ka pasur një rol pozitiv duke ndihmuar edhe opozitën edhe mazhorancën në këtë situatë, ndërsa theksoi se e rëndësishme është që palët janë ulur dhe se tani duhet ti japin fund kësaj krize politike.

A ka një pakt të dytë mes mazhorcës dhe opozitës?

Sula: Çdo pakt që do të sjellë mënyrë të re të garës politike është diçka e mirë. Nuk mendoj që do të ketë një marrëveshje tjetër. Sot opozita shqiptare është mazhorancë morale, qytetarët shikojnë një shpresë që mund të vijë nag opozita./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!