Pakësohen shpendët e Prespës/ Censi: Më pak individë, nuk ka ndryshime në lloje

schedule15:05 - 18 Janar, 2025

schedule 15:05 - 18 Janar, 2025

Ndryshmimet klimatike kanë ndikuar në rënien e numrit të shpendëve ujore që dimërojnë në liqenin e Prespës.

Në këtë përfundim kanë arritur grupet e ornitotologëve dhe specialistëve të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të cilët po zhvillojnë censusin e shpendëve ujorë dimërues.

Krahasuar me vitin e kaluar nuk ka ndryshime në llojet e specieve, por ka rënie të numrit të individëve.

“Kjo për arsye të ndryshje, kryesisht ndryshimet klimatike, duke qenë se dimri është më i butë dhe shopendët nuk zbresin kaq në jug për të dimëruar. Shqetësimi nga ana e njeriutm apo shkatërrimi i habitave.”- u shpreh Klajdi Duro, specialist ornitolog.

Specialistet kane evidentuar edhe llojet e specieve që kanë pësuar edhe rënien më të lartë në numër.

“Rosat laramane, bajza, specie të tilla. Nuk ka specie të reja. Ka qenë numër konstant.”

Specialistët rekomandojnë marrjen e masave, pasi në kushtet ku dëmtohen habitatet shpendët shtegtojnë në zona të tjera.

“Rëndësi ti kushtojmë më tepër  habitateve. Habitate dëmtohen nga aktiviteti njerëzor, që mund të kenë aktivitete të ndryshme. specie nuk gjejnë vend etë përshtatshme për tu ushqyer, apo kanë shqetësim nga ana e njeriut.”

Për herë të parë këtë vit në census do të përfshihen edhe ujëmbledhësi i Moglicës dhe rezervuari i Shtyllës, si vende ku ka prezencë shpendësh.

Censi po zhvillohet në 34 zona në të gjithë vendin, paralelisht në 143 vende të botës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!