Pakënaqësia mes Tuchel dhe Icardit, rrëfehet drejtori sportiv i PSG

schedule17:58 - 15 Nëntor, 2020

schedule 17:58 - 15 Nëntor, 2020

Shumë po flitet për një largim të Mauro Icardit nga PSG. Thomas Tuchel nuk e sheh më si titullar dhe argjentinasi është parakaluar në hierarkinë e sulmit edhe nga Moise Kean.

Vetëm 384 minuta aktivizim në kampionat (2 gola) dhe asnjë në Champions League. Icardi po mendon largimin dhe zërat e merkatos e lidhin me një rikthim në Serie A, aty ku e presin Milani dhe Juventusi.

Në lidhje me situatën e 27-vjeçarit ka folur Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, klub që shpenzoi 50 milion euro për ta blerë goleadorin nga Interi.

Nuk besoj se trajneri nuk e pëlqen Icardin. Ne kishim mundësinë ta mbanim edhe një vit në huazim lojtarin, por të gjithë bashkë vendosëm ta blinim përfundimisht. Ia dolëm të ulim edhe çmimin e tij.

Mauro nuk është në formë, ndodh diçka e tillë, por pas 5 vitesh mund të themi që ka qenë një sulmues i rëndësishëm për PSG. Mendoj se i tillë ka qenë edhe sezonin e kaluar“, deklaron Leonardo gjatë një lidhje direkte në “Instagram” me tifozët e kampionëve të Francës. /abcnews.al