Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Bouremouth. Miqtë ishin afër humbjes, por goli i Marcos Alonso (shënoi dy gola) pesë minuta përpara fundit të ndeshjes i dhuroi një pikë skuadrës së Lampard.
Ky rezultat e ka bërë më interesante garën për vendin e katërt, biletën e fundit që të dërgon në Champions League. Trajneri i Chelsea analizoi takimin, vlerësoi paraqitjen e Alonso dhe e mbylli me një koment në lidhje me skemën me tre mbrojtës.
“Jam i kënaqur me reagimin e skuadrës, por nuk ishte e mjaftueshme. E nisëm ngadalë ndeshjen dhe nuk po arrinim të qarkullonim topin. Krijuam shumë raste, por nuk arritëm t’i konkretizonim. Po na ndodh shpesh ky problem këtë sezon.
Jam i lumtur për Marcos Alonso. Sot provuam të luanim me tre mbrojtës. E kemi provuar këtë skemë dhe mendoj se na jep më shumë stabilitet“, deklaron trajneri i “Bluve të Londrës”. /abcnews.al