Portieri senegalez, Edouard Mendy ishte një nga lojtarët protagonistë në fitoren e madhë të “bluve”, të trofeut të Champions League, në vitin 2021.
Mendy dukej i pazëvendësueshëm, por një dëmtim në fillim të vitit, i kushtoi shumë senegalezit, i cili tashmë duhet të “luftojë” me Kepan, për një vend titullar në formacion.
Mirëpo, Mendy është duke menduar largimin nga Londra, kjo për shkak të negociatave për rinovimin e kontratës, me 30-vjeçarin, që është i pakënaqur me pagën e tij.
Sipas mediave angleze, për ish-portierin e Rennes, e ardhmja duket se do të jetë larg Anglisë dhe francezët e Nice, po e ndjekin me interes të madh senegalezin Mendy. /i.m /abcnews.al