Pak orë nga premiera, aktori: Të pathënat e serisë së dytë, “Lokomotiva 3” do xhirohet matanë detit

schedule10:58 - 14 Maj, 2021

schedule 10:58 - 14 Maj, 2021

Ermal Vaka, aktor në filmin “Lokomotiva” ka dhënë detaje rreth serisë së dytë të saj, e cila do të prezantohet premierë ditën e sotme në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në orën 19:00. Vaka deklaroi se ideja e filmit nis me një djalë që ka një kushëri në Angli dhe të hapë një biznes atje. E veçanta në këtë film të iniciuar nga një grup të rinjsh, është edhe promovimi i vendeve të bukura turistike.

Seria e parë e filmit është xhiruar në Lumin e Shalës i konsideruar nga shumë turistë si Tajlanda Shqiptare, ndërkohë që seria e dytë që shfaqet sot për herë të parë e ka zhvendosur trupën e aktorëve në Lëpushë dhe Vermosh.

“Ideja nis në serinë e parë që një djalë ka një kushëri në Angli dhe do të hapë biznesin. Ai vendos shoqen e kushëririt për t’I bërë një rreng. Pastaj ka një përçarje mes grupit. Dikush vdes dhe dikush humbet. Premiera tek amfiteatri te Liqeni në orën 19:00. Seria e parë është lumen e Shalës. Seria e dytë në Lëpushë dhe Vremosh. Regjisori Ermal Qori dhe i kishte ngelur pishman kjo zonë. Kush do e shikojë filmin do shkojë patjetër pastaj atje”, u shpreh Vaka.

Vaka tha se ka pasur shumë personazhë të njohur në serinë e parë të këtij filmi duke përmendur Shqipe Hysenaj, ndërsa zbuloi se tashmë është vendosur që seria e tretë do të xhirohet në Itali, dhe në kastin e aktorëve do të ketë edhe aktorë italianë.

“Është shumë e vështirë të bësh një film pa lekë. Por kur ti ke njerëz që e duan shumë diçka bëhet e mundur. Na kanë ndihmuar shumë bashkëpunime. Lokomotiva ka qenë projekt për të rinjtë që pëlqejnë botën e artit dhe ekranit.  Shqipja ka qenë te seria e parë e Lokomotivës.  Seria e tretë do xhirohet në Itali me italianët. Kemi aktorë italianë në film. Por te dyshi është i gjithë shpirti jonë atje”, deklaroi ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!