Kanë kaluar disa muaj nga ardhja në jetë e djalit të Aurela Hoxhës. Dhe pse përflitej prej kohësh se është bërë nënë për herë të parë, modelja e njohur, e cila jeton prej kohësh në Spanjë, vendosi të konfirmojë se ka mirëpritur një djalë vetëm pak javë më parë.
Ndonëse shtatzaninë e mbajti të fshehtë, Aurela tashmë ka ndarë momente të ndryshme me vogëlushin e saj. Së fundmi, ajo ka postuar në Instagram disa foto ku shihet në një shëtitje me djalin, dhe sigurisht, bie në sy dhe format elegante trupore.