Frederic Veseli u transferua te Salernitana në datën 1 shtator. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare (29 ndeshje me kuqezinjtë), ka zhvilluar 5 ndeshje deri tani me ekipin e Serie B, por merkato e janarit pritet të sjellë largimin e tij.
Tuttosalernitana.com raporton se mbrojtësi shqiptar vlerësohet shumë për faktin që mund të luajë në disa pozicione, por nuk ka bindur me performancat e tij. Trajneri Fabrizio Castori e ka aktivizuar vetëm në raste emergjente.

Sipas medias lokale, Veseli ka zhgënjyer me performancat e kryera kundër Ascolit dhe Spal. Salernitana pritet të larë të lirë në janar, teksa disa klube të tjera të divizionit të dytë të futbollit italian interesohen për mbrojtësin shqiptar. /abcnews.al



