Arbenita Ismajli ka surprizuar fansat e saj me linjat trupore vetëm pak javë pas lindjes. Modelja ndau disa imazhe të reja në rrjete sociale, ku shfaqej me një veshje të ngushtë që i vinte në pah trupin perfekt.
Ajo ka treguar se ka humbur kilet e pakta që fitoi gjatë pritjes së ëmbël dhe duket më në formë se kurrë. Modelja dhe reperi mirëpritën fëmijën e tyre të parë në fund të muajit Prill.
Gjatë këtyre ditëve, çifti i famshëm kanë ndarë momente me vogëlushen por nuk e kanë zbuluar portretin e saj. Këto javë kanë qenë gjithashtu të vështira për modelen, pasi vetëm pak orë pasi u bë nënë ajo humbi të atin për shkak të virusit. /abcnews.al