Pak ditë pasi u bë nënë, Jonida Vokshi bën thirrje publike për t’u mbrojtur nga Covid-19

schedule08:34 - 5 Korrik, 2020

schedule 08:34 - 5 Korrik, 2020

Moderatorja e njohur Jonida Vokshi ka vetëm pak ditë që është bërë nënë dhe duket se ky fakt e ka sensibilizuar edhe më tepër rreth aktualitetit.

Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka bërë thirrje të gjithëve të mbrohen nga pandemia Covid-19, duke përdorur maska.

Jonida thekson se në këto ditë të nxehta është e bezdisshme mbajtja e maskave, por duhet të sakrifikojmë për shëndetin.

“E gjithe bota po perballet me kete virus te rrezikshem qe merr jete! Sot me shume se kurre ka nevoje per sjellje te pergjegjshme nese e duam shendetin tone dhe te atyre qe duam me shume. Ndaj nise nga vetja, ver maske kur shkon te besh pazarin, ne zyre apo kur je duke marre nje sherbim.
Per kedo eshte e bezdisshme sidomos ne keto temperatura te larta, por maska te mbron ty dhe te tjeret.Keshtu nuk e leme virusin te fitoj!”, shkruan moderatorja.

Kujtojmë që Jonida është në ditët më të lumtura të saj, pasi po shijon ardhjen në jetë të vajzës së saj, Emit./abcnews.al