Meghan Markle dhe Princi Harry janë parë duke u argëtuar në publik 16 ditë pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth. Ata morën pjesë në një koncert të këngëtarit amerikan Jack Johnson në Santa Barbara Bowl në Kaliforni, ku janë fotografuar duke pirë dhe kërcyer.
Dyshja ishin në një seksion privat të koncertit me dhjetë persona të tjerë me të cilët u panë duke biseduar. Në fakt, Harry dhe Meghan kërcenin gjatë koncertit, me Dukën e Sussex-it që i vendosi krahun rreth belit dukeshës. Ata bënë foto edhe me artistë të tjerë, përfshirë Paula Fuga dhe Ron Artis.
Kjo është hera e parë që çifti u shfaq në publik që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth në Londër më 19 shtator.
/abcnews.al