Pak ditë pasi djali i tyre, Brooklyn deklaroi publikisht fejesën me partneren e tij Nicole Peltz, Victoria dhe David Beckham nuk kanë humbur kohë për të gjetur dhuratën ideale për djalin e tyre.
Sipas mediave të huaja, dyshja e famshme ka menduar t’ju dhurojë çiftit të sapofejuar një shtëpi. Edhe pse Brooklyn do të kalojë më shumë kohë në Shtetet e Bashkuara, David dhe Victoria duan që ai duhet të ketë një shtëpi në Londër për të qëndruar sa herë të vizitojë vendin e tij.
“Edhe pse ata do të kalojnë shumë kohë në Amerikë, Brooklyn dëshiron një bazë në Londër. Victoria dhe David kanë ofruar të blejnë shtëpinë që do të jetë një dhuratë martese. Si çdo prind tjetër që duan të ndihmojnë sa më shumë që të munden.“, tha një burim për The Sun.
Brooklyn, që filloi të shoqërohej me Nicole në nëntor, ndau me ndjekësit në Instagram lajmin e fejesës së tyre. “Dy javë më parë i kërkova shpirtit tim të shpirtit të martohej me mua dhe ajo tha po. Unë jam njeriu më i lumtur në botë. Premtoj të jem burri më i mirë dhe babai më i mirë një ditë. Unë të dua zemër”, shkroi 21-vjeçari.
Nuk kaloi shumë, dhe Victoria reagoi e entuziazmuar në një postim në Instagram ku shkruante: “Lajmi më emocionues! Ne nuk mund të ishim më të lumtur që Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz po martohen. Ju uroj shumë dashuri dhe një jetë të lumtur. Të gjithë ju duam aq shumë.” /abcnews.al/