“Pajtohen” Wanda Nara e Maxi Lopez, mjaftojnë 2 milionë dollarë

schedule21:15 - 8 Maj, 2022

schedule 21:15 - 8 Maj, 2022

Wanda Nara dhe Maxi Lopez kanë gjetur marrëveshjen, pas shumë seancave gjyqësore mes tyre. Bukuroshja kishte pretendimet e saj pas divorcit.

Ajo kërkonte që Maxi të paguante për rritjen e tre fëmijëve të tyre, por ai refuzonte për shkak se ajo ishte martuar me Mauro Icardi.

Gjithsesi tashmë u gjet marrëveshja dhe Lopez i ka kaluar ish-bashkëshortes në pronësi një vilë në Buenos Aires, me vlerë 2 milionë dollarë.

Maxi Lopez ndërkohë do të paguajë për rritjen e fëmijëve të tij çdo muaj, deri kur ata të mbushin 21 vjeç. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!