“Pajtim me Berishën”, Bumçi: 3 eurodeputetë i sollën letër Bashës, çfarë i shkruanin

schedule20:28 - 28 Janar, 2022

schedule 20:28 - 28 Janar, 2022

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” në Abc është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike. Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“Do ju them çfarë është publike. PPE kanë si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje e brendshme të partive që bëjnë pjesë. Por kanë 3 qëndrime publike, për çështjen e lidhjes së gruas dhe qëndruan kundër veprimeve të zotit Basha. Kanë qëndrim forumi studentor i PPE për çfarë bëri me FRPD. Dhe ka një letër të 3 eurodeputetëve, eurodeputet gjermanë, eurodeputet  me funksione të larta në në EPP dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës dhe i kërkojnë që të pranojë 11 dhjetorin dhe të bëhet pjesë e ringritjes së PD. Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Ishte kreu i PBDNJ Vangjel Dule ai i cili deklaroi mbrëmjen e djeshme në “Log.” në ABC se përfaqësues të PPE janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike. Dule tha se kjo ka ndodhur pasi është përjashtuar përfundimisht Berisha nga PD. Berisha u përjashtua përgjithmonë nga Partia Demokratike në orët e para të mëngjesit të 11 Janarit në mbledhjen e kryesisë së PD  e cila vinte pas protestës së dhunshme të 8 Janarit të organizuar nga Berisha. /abcnews.al