Pahor, apel politikës kosovare: Zgjidhni mosmarrëveshjet

schedule11:28 - 13 Shkurt, 2018

schedule 11:28 - 13 Shkurt, 2018

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahot ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë ku është takuar me homologun e tij Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin e parlamentit Kadri Veseli. Në fjalëne tij në parlamentin e vendit ai u bëri apel politikanëve që të zgjidhnn të gjitha mosmarrëveshjet sa më shpejt.

Presidenti slloven, Borut Pahor, i bëri apel politikës kosovare që të zgjidhë të gjitha mosamrrëveshjet përfshirë dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi. I ndodhur në Kosovë për një vizitë zyrtare ai foli në parlamentin e vendit duke I premtuar deputetëve se Sllovenia do të mbështesë gjithmonë Kosovën.

Borut Pahor, President i Sllovenisë: “Erdha në Kosovë si shok, si president i një shteti që ka marrëdhënie të mira me shtetin tuaj. Unë erdha në prag të 10 vjetorit të pavarësisë që ne të përforcojmë marrëdhëniet e mira. Pranoni urimet e mia më të sinqerta për të ardhmen tuaj të ndritur. Sllovenët dhe kosovarët e kuptojnë sakrificën drejt pavarësisë.

Pahor foli dhe për të drejtat e minoriteteve, duke thënë se ajo është njëra ndër detyrat më të rëndësishme që duhet të përmbushet.

Borut Pahor, President i Sllovenisë: “Unë erdha në Kosovë si shok i kosovarëve, serbëve dhe gjithë minoriteteve që jetojnë këtu. Unë si mik ju inkurajoj që të vazhdoni bisedimet dhe të respektoni marrëveshjet pasi kjo është e rëndësishme për një stabilitet politik në të gjithë rajonin dhe në veçanti për Ballkanin perëndimor. Ju jeni të vetëdijshëm për përkrahjen e Sllovenisë dhe timen personale për të arritur paqe për të gjithë Ballkanin perëndimor dhe në veçanti Kosovën

Presidenti slloven shtoi se është e rëndësishme që vendi të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet, edhe ato për demarkacionin me Malin e Zi.

Borut Pahor, President i Sllovenisë: “Unë i kuptoj vështirësitë e kësaj çështjeje dhe ju rekomandoj që të mos hezitoni të miratoni marrëveshjen. E di se sa është e vështirë për ju, për parlamentin, por nuk ka mënyrë tjetër, nëse ne duam që të arrijmë stabilitet në rajon

Pas fjalës së presidentit slloven parlamenti i Kosovës ka vijuar seancën sipas pikave në rend të ditës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!