Kreu i grupit parlamentar të PS, ka reaguar sërish për protestën e PD, zhvilluar pasditen e kësaj të diele.
Ndërsa ka publikuar në rrjetet e tij sociale, foton e një makine në flakë, Balla shkruan se deputetët që paguhen me taksat e qytetarëve do duhet të paguajnë dëmin nga pagat e tyre.
“Deputetët e një partie që paguhen nga taksat e qytetarëve dhe që i vënë zjarrin makinave të Policisë së Shtetit do duhet ta paguajnë dëmin nga pagat e tyre!” – shkruan Balla.


