“Paguhem nga 8 deri në 10 mijë euro në dasma”, Albërije Hadërgjonaj flet me shifra

schedule10:12 - 14 Korrik, 2022

schedule 10:12 - 14 Korrik, 2022

Albërije Hadërgjonaj është një nga këngëtaret më të dashura nga publiku, edhe pse vitet kalojnë. Ajo ftohet shumë në koncerte dhe evente familjare.

Së fundmi, Albërija ka folur me shifra, duke u shprehur se me orkestrën merr nga 8 deri në 10 mijë euro në dasma.

“E dua këtë punë jashtë mase, jam shumë selektive sepse i kam bërë çmimet më të larta. Më vjen keq ta them se ka shumë njerëz që të adhurojnë dhe duan të të kenë.

Unë me orkestrën shkoj nga 8 deri në 10 mijë euro. Kam 30 vite që jam lodhur për këtë ditë, tani ka ardhur momenti më pak dasma, çmime më të mira”, tha këngëtarja në “Goca dhe Gra”.

Më tej, Hadërgjonaj u shpreh se tashmë ka vendosur të punojë më pak dhe t’i kushtojë më shumë kohë vetes.

“Unë pushime të verës nuk kam bërë për shumë vite. Sivjet i kam lënë më pak data se çdo vit të jetës sime, sepse ka ardhur momenti të mos punoj aq shumë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!