Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, Dragos Savulescu, ka lënë vilën e tij luksoze në Mykonos me kosto qiraje 87.500 euro në javë. Ai është zhvendosur në një tjetër vilë më të lirë dhe më të vogël.
Biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pak ditë më parë, por me kusht që të mos largohet nga Mykonos, derisa gjykata të vendosë për ekstradimin ose jo të tij në Rumani.
Dragos ka firmosur kontratën e qirasë së vilës deri më 30 shtator, ditë në të cilën pritet të përfundojë proceset gjyqësore.
Biznesmeni simpatik dhe ish-agjenti i futbollit, u përfshi në një skandal të madh ekonomik në Rumanisë bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh./abcnews.al