Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë në planet. Interesimi për kapitenin e Tottenham është i madh, teksa klubi londinez po bën maksimumin për të evituar shitjen e tij.
Në ndihmë i vjen edhe kriza ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Telegraph raporton se presidenti Daniel Levy nuk lëkundet aspak nga kërkesa e tij.
Ai klub që dëshiron shërbimet e 27-vjeçarit duhet të paguajë 150 milion paund dhe asnjë cent më pak. Një shumë e madhe në këtë moment që po kalon futbolli botëror.
Kane ka ambicie dhe dëshiron të fitojë trofe, teksa në Angli janë të sigurt që goleadori anglez do të jetë pjesë e Spurs edhe sezonin e ardhshëm, diçka që lumturon trajnerin Mourinho. /abcnews.al