Paguan 44 paund për 4 redbull, britaniku tregon sa i kushtoi një darkë te restoranti i famshëm i Nusret

schedule17:15 - 1 Tetor, 2021

schedule 17:15 - 1 Tetor, 2021

Kuzhinieri turk, Nusret Gokçe, i njohur me pseudonimin Salt Bae, është prej disa kohësh më i përfolur i në mediat sociale. Ai arriti famën ndërkombëtare në vitin 2017, kur mënyra e tij e “pjekjes së mishit” u bë virale.

Si pasojë, mori pseudonimin Salt Bae për shkak të lëvizjes me të cilën kripos një biftek mishi pasi e preu atë në mënyrë profesionale dhe aktualisht ka 17 restorante në të gjithë botën.

Së fundmi, një burrë i quajtur Jamz ndau në Twitter se kishte darkuar në restorantin e tij në Londër dhe ka treguar koston e një darke të tillë.

Sipas tij, fatura totale ishte 1,812 paund ose rreth 2,100 euro, e cila e ka lënë pa fjalë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!