Pagoi për vrasjen e gazetarit rus, gjykata lë në burg një biznesmen

schedule10:10 - 1 Qershor, 2018

schedule 10:10 - 1 Qershor, 2018

Gjykata e Kievit caktoi dy muaj paraburgim për një biznesmen, i cili kishte porositur vrasjen reale të gazetarit Arkady Babchenko. Autoritetet e Ukrainës njoftuan se ai kishte paguar 15 mijë dollarë për këtë.

Një gjykatë ukrainase ka vendosur masën e paraburgimit për një biznesmen me dyshimin për komplotimin e vrasjes së një gazetari disident rus. Borys Herman thuhet se ka paguar 15.000 dollarë ndaj një personi për vrasjen e Arkady Babchenko në Kiev. Ai tha se nuk kishte ndërmend të vriste gazetarin dhe se kishte bashkëpunuar me shërbimin e sigurimit SBU. Këta të fundit inskenuan vrasjen e Babchenko-s duke thënë se kjo gjë ndihmoi në shmangjen e një komploti rus për ekzekutimin e tij.

Në këtë imazh për të verifikuar vdekjen e tij, gazetari njoftoi se gjaku ishte bërë nga artist make up-i. Babchenko tha më parë se Herman, i cili punon për një kompani armësh ukrainase-gjermane, kishte paguar për vrasjen pasi lajmi i vrasjes së inskenuar ishte bërë publike. Autori i paidentifikuar i punësuar kishte qenë gjithashtu pjesë e operacionit të forcave të sigurisë.

Gjykata e Kievit caktoi 2 muaj paraburgim për Herman. Megjithatë për inskenimin e vrasjes, Ukraina është kritikuar ashpër, pasi i jep të drejtën Rusisë që të mbështesë akuzat e saj në çështje të tjera. Moska e ka përshkruar operacionin ukrainas si një akt provokimi./abcnews.al