Pagoi para për të dhunuar ish-gruan/ Prokuroria jep pretencën, sa vjet burg kërkon për Alban Bengasin

schedule17:34 - 28 Mars, 2024

schedule 17:34 - 28 Mars, 2024

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 6 vite e 6 muaj burg për Alban Bengasin, të arrestuar si pjesë e dosjes “Plumbi  i Artë”.

Për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar nëse Bengasi gjendet fajtor do të përfitojë ulje me 1/3 dhe do të vuajë dënimin me 4 vite e 4 muaj burgim.

Ai akuzohet për dhunë në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas SPAK, Bengasi nëpërmjet Nuredin Dumanit porositi dy persona që të dhunonin ish-bashkëshorten e tij me të cilën kishte konflikte. Ai akuzohet se ka paguar një shumë prej 120 mijë eurosh për të dhunuar ish-gruan./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!