Rriten pagat në administratën publike dhe ulen në privat. Diferenca mes pagave të shtetit e privatit në rroga është thelluar ndjeshëm gjatë këtij viti pasi një punonjës i administratës paguhet mesatarisht me 27,322 lekë më shumë se një punëtor në privat.
Ministri i financave Petrit Malaj theksoi se pagat në administratën publike janë rritur me rreth 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare ndërsa i bëri apel privatit të ndjekë këtë qasje.
Kreu i financave tha se brenda këtij viti pritet të përcaktohet edhe vlera për bonusin e pensionistëve që do të jepet në pranverë.
Aktualisht administrat tatimore ka nisur kontrollet në terren në rreth 7 mije biznese që janë përcaktuar me risk përsa i përket deklarimit real të pagave./abcnews.al