“Pagat janë më të larta”, Rama: Pensionet, sfida më e madhe e transformimit ekonomik që po sjellim

schedule12:01 - 8 Shtator, 2024

schedule 12:01 - 8 Shtator, 2024

Në Asamblenë Kombëtare të PS, mbajtur në Durrës, kryeministri Edi Rama foli për situatën ekonomike në vend, rritjen e pagave si edhe pensionet

Sa i përket situatës ekonomike në vend, kryeministri Rama tha se ekonomia po rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke risjellë në vëmendje rritjen e pagave.

“Kemi menduar që çdo vit rritjen ekonomike ta bëjmë më gjithëpërfshirëse. Kjo mbetet sfida jonë më e madhe drejt Shqipërisë 2030. Fitorja e kësaj sfide nuk kërkon vetëm fuqizimin e mëtejshëm financiar. Kjo sfidë kalon medoemos te pensionistët, për të cilët kemi bërë sa kemi mundur dhe nuk na ka gënjyer kurrë mendja se kemi bërë sa duhet.

Pensionet janë pjesa më sfiduese e transformimit ekonomik që ne po sjellim. Pensionistët dinë ta çmojmë më mirë se kushdo tjetër punën tonë për Shqipërinë ndaj edhe na kanë votuar. Këta të diplomave të kristalit dhe të titujve të Facebook, i konsiderojnë si një turmë që shkon qorrazi pas PS. Por pensionistët këtyre u japin jo ujë në bisht të lugën, por u japin lugën që kur ata të shkojnë në shtëpi të kuptojnë që e kanë bosh. Javën e dytë të muajit të ardhshëm do të fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore. Prej muajsh po punohet nga një grup ekspertësh. Për të shkuar përtej nivelit aktual të bonusit të fundvitit dhe indeksimit të pensioneve. Sot mund të them që rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët, nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë bashkë, një goditje fenomenit të fshehjes së pagave reale që godasin të ardhurat për sigurime shoqërore”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!