Kurum, pagat një e dhjeta e fitimit/ Nga shkurtimi i 500 punëtorëve firma kursen në vit rreth 5 milionë euro

schedule13:14 - 28 Gusht, 2024

schedule 13:14 - 28 Gusht, 2024

‘Kurum” ankohet për vështirësi ekonomike dhe thekson se do të shkurtojë rreth 500 punonjës për të ulur shpenzimet. Por sa qëndron një fakt i tillë? Me një përllogaritje të thjeshtë rezulton se fondi i pagave është minimal në krahasim me fitimet e deklaruara zyrtarisht të cilat sipas bilancit në vitin 2023 janë 44.6 milionë euro.

ABC News është interesuar pranë kompanisë “Kurum” që operon në Elbasan e cila ka deklaruar se paga mesatare e punonjesve është rrreth 1 mijë dollarë në muaj.Ndërkohë për 500 punonjës kjo kompani shpenzon 500 mijë dollarë në muaj ose 6 milionë dollarë në vit dhe e konvertuar në euro 5.4 milionë euro. Ky është një fond shumë minimal krahasuar me fitimet dyshifrore të deklaruara të kompanisë.Ndërsa nga të dhënat konfirmohet se i gjithë fondi i pagave të grupit ishte më pak se 9 milionë euro.

Sipas bilancit “Kurum” realizoi një fitim prej 78 milionë eurosh në vitin 2022.Ndërkohë që gjatë vitit të kaluar fitimi neto ishte 44,6 milionë euro shifër kjo edhe pse pak më e ulët vlerësohet një fitim i konsiderueshëm.

Këto rezultate financiare te kompanise lidhen me nivelin e lartë të inflacionit dhe kërkesën e lartë për metalet.Por ky nuk është i vetmi burim fitimesh për Kurum pasi ai zotëron gjithashtu edhe 4 hidrocentrale nga të cilat siguron energji për aktivitetin dhe shet tepricën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!