Pagat e “koronavirusit” në Zvicër, mjeku kryesor paguhet 12.300 euro, infermieret 7.200 euro

schedule22:33 - 4 Prill, 2020

schedule 22:33 - 4 Prill, 2020

Zvicra do të rrisë rrogat për të gjithë punonjësit e shërbimeve si masë për përballimin e krizës së koronavirusit.  Në spital, mjeku kryesor do te paguhet 12.320 euro në muaj, ndërsa infermierët dhe mjekët ndihmës do të marrin nga 7.200 euro. Kujdestarët në shtëpitë e pleqve marrin 3.700 euro, ndërsa punëtori i laboratorit fiton 4.360 euro në muaj.

Paga e punonjësve që prodhojnë produkte letra dhe sapun fillon nga 3.700 euro në muaj, ndërsa ata që kanë eksperiencë shumë vjeçare dhe specializime në këto profile, aktualisht paguhen deri në 6.600 euro në muaj.

Një bukëpjekës me një diplomë federale fiton 3.800 euro në muaj. Gjithashtu edhe asistentët e supermarketeve paguhen 3.800 euro me pagesa ekstra për oraret e mbrëmjes vonë dhe për ditën e Dielë.

Një punëtor postar e fillon me 3.800 euro, ndërsa drejtuesit e degëve të postës dhe menaxherët logjistikë paguhen me nga 5.000 euro në muaj. Më shumë paguhen për netët, pushimet dhe fundjavat. Për dikë që punon për një kompani të komunikimit celular, paga fillestare është 4.300 euro. Punët në mbështetje të IT paguhen nisin nga 4.500 euro në muaj për të shkuar në 7.600 euro në nivelet e larta.

Në vitin e tyre të parë, gazetarët zakonisht fitojnë rreth 5.300 euro në muaj. Një producent televiziv paguhet 6.000 euro. Ndërkohë, për punëtorët e kioskave që shesin gazeta, paga është rreth 3.700 euro në muaj.

Pastruesit që punojnë për qeverinë federale e nisin me 3,200 euro dhe maksimumi shkon ne 4,200 euro në muaj. Punëtorët që mbledhin mbeturina, zbrazin koshat publikë dhe grumbullojnë mbeturinat private paguhen duke filluar nga 3.700 euro deri në shifra që I kalojnë 4.000 euro. Me këto pagesa, Zvicra po rezulton një ndër vendet më motivuese ekonomikisht në Europë për punëtorët e saj, për një përballim sa më të fuqishëm të pandemisë, duke e mbajtur në nivel minimal frenimin e sistemit ekonomik dhe në një nivel të lartë optimizmin te shtetasit e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!