Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pagat, gjykatat bojkotojnë seancat/ Bllokohen proceset Shkallë e Parë dhe Apel. Grevë, administrata dhe sekretaret

schedule10:27 - 8 Shtator, 2026

schedule 10:27 - 8 Shtator, 2026

Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë efektin e parë në gjykata. Administrata në Dhomën Penale dhe atë Civile të Gjykatës së Tiranës dhe në Apelin e Përgjithshëm bojkotuan këtë të martë shërbimet duke bllokuar seancat gjyqësore në pritje të zgjidhjes. Në këtë gjykatë do të zhvillohen vetëm seancat për masa sigurie.

Ngërçi për pagat u krijua pasi Kuvendi ende nuk ka miratuar formulën për rritjen e pagave të magjistratëve. Qeveria ka njoftuar se çështja do të zgjidhet me nisjen e sesionit të ri të Kuvendit. Gjykata Kushtetuese një ditë më parë kërkoi që vendimi i saj me afat deri më 31 korrik, të zbatohet menjëherë.

Në orën 15.00 drejtuesi i Gjykatës së Lartë ka thirrur në mbledhje urgjente drejtuesit e të gjitha gjykatave të Shqipërisë, për të dalë në një qëndrim në lidhje me këtë situatë.



Ndërsa drejtuesit e të gjitha prokurorive do të mblidhen në Prokurorinë e Përgjithshme, për të dalë në një vendimmarrje.

Punonjësve të administratës u është njoftuar se pas përfundimit të të dyja mbledhjeve ata do të njoftohen në lidhje me vendimin që do të merret si dhe për mënyrën se si ata do të operojnë nga e mërkura e në vijim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!